Konferenca "Dimensioni i Integritetit në funksionin e Magjistratit. Angazhimi ndaj Drejtësisë"

Është duke u zhvilluar Konferenca Kombëtare me tematikë “Dimensioni i Integritetit në funksionin e Magjistratit. Angazhimi ndaj Drejtësisë” organizuar nga Shkolla e Magjistraturës dhe Projekti i Binjakëzimit me Bashkimin Evropian, pjesë e së cilës është dhe ceremonia e diplomimit të brezit 2022-2025 e kandidatëve për magjistratë.

Aktivitetin e përshëndetën drejtues dhe personalite të larta të institucioneve të sistemit të drejtësisë me mesazhet e tyre për integritetin dhe kandidatët që diplomohen. 

Konferenca vijon me zhvillimin e 3 paneleve, të cilat fokusohen tek 

  • profesionalizmi dhe angazhimi ndaj pavarësisë, papaanësisë dhe ndershmërisë në kuptimin e aftësive dhe kompetencave të magjistratëve; 
  • llogaridhënia, kurajoja morale dhe respekti për shtetin e së drejtës;
  • integriteti dhe roli social i magjistratit: modeli kulturor dhe ndërveprimi në komunitet.

Aktiviteti do të përmbyllet me ceremoninë e diplomimit të kandidatëve për magjistratë të brezit 2022-2025, të cilët nisin rrugëtimin e tyre profesional si magjistratë në detyrë.